Ja çfarë të bëni nëse kapni të dashurin e shoqes me një tjetër…

0
96
blank
Gjigandi

 

Ju jeni në një situatë të vështirë: Ju nuk doni t’i jepni mikes tuaj një lajm shkatërrues. “Ndershmëria është politika më e mirë.” Por ekspertët thonë se të vendosësh se si të merresh me këtë skenar është pak më e ndërlikuar se kaq.

Nga njëra anë, ju mendoni se mikesha juaj ka të drejtë t’a dij, por nga ana tjetër, keni frikë se përfshirja mund të rrezikojë miqësinë tuaj. Doktor Gary Brown, një terapist i shquar i çifteve në Los Angeles, vëren se mbajtja e një sekreti të tillë mund të jetë një ngarkesë e madhe psikologjike. Por, para se të shkarkoni atë barrë, është thelbësore të siguroheni që keni prova të vërteta.

A e pate ju me sytë tuaj? Apo e dëgjuat nga dikush tjetër? Nëse është njohuri nga dikush tjetër, Dr Brown këshillon që të siguroheni fillimisht nëse burimi juaj është i besueshëm dhe nëse dikush tjetër mund të mbështesë akuzën e atij personit që ka ka vënë në dijeni), para se të veproni.

“Dyshimi i një gabimi është gjë tjetër nga e ditura”-thotë Dr. Brown. “Ju duhet të keni faktet. Nëse nuk i keni dhe ju  bazoheni te thashethemet, atëherë kjo mund të shkaktojë një problem të madh për të gjithë.” Nëse jeni të sigurte për mashtrimin e të dashurit të mikeshës, atëherë duhen marrë parasysh disa faktorë para se t’i tregoni, duhet menduar se sa kohë shoqëri keni ju si mike dhe vlerat e shoqërisë.

Duke e njohur mirë mikeshën tuaj do të merrni parasysh dhe reagimin e saj ndaj kësaj situate. Ndonjëherë ndodh që mikesha juaj nuk e pranon dot këtë realitet sepse nuk e ka pritur. Gjithsesi t’i tregosh mikeshës tuaj për një fakt që jeni të sigurte kjo kthehet në një besnikëri, mendon Dr. Brown.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu