‘Ishte duke qarë’/ Çfarë thotë babai dhe motra e 16 vjeçares shqiptare që u gjet e vdekur poshtë një kishe

0
Gjigandi

Vdekja e dyshimtë e 16-vjeçares shqiptare në Trikala në Greqi vijon të hetohet nga policia, e cila ka marrë tabulatet telefonike të vajzës kryer gjatë orëve të fundit.

Nga mesazhet e zbuluar nga tabulatet telefonike vërtetohet se ajo ka folur me një 27-vjeçar, oficer policie me të cilin do të takohej dhe më pas me miqtë e saj, por asnjë mesazh nuk shfaq shenja të konfliktit apo mërzitjes, përkundrazi ishin mesazhe normale shkëmbyer mes miqsh.

Kjo e bënë edhe më të vështirë faktin për të kuptuar nëse vdekja e 16-vjeçares ishte vrasje apo vetëvrasje.

Familjarët e saj e mohojnë fortë këtë gjë duke thënë se policia duhet të gjejë autorin që e shtyj vajzën nga lartësia, pasi ajo nuk kishte asnjë arsye pse duhet të ndërmerrte këtë akt ekstrem.

Babai dhe motra e viktimës mohojnë kategorikisht mundësinë e vetëvrasjes. Babai u shpreh për mediat greke se kërkon drejtësi për vajzën e mitur dhe thotë se vajzën ia kanë vrarë.

RonaTyra

“Nuk mundem as unë të ngjitem aty sipër. Pastaj, sipër është bosh, si mundet të ecë sipër dhe të dalë para, këtu nuk ka dysheme… si ra dhe si erdhi deri këtu?! E kanë vrarë, më mbyllën derën, më iku lulja ime…” , tha babai me lot në sy.

Ndërsa e motra binjake e viktimës, Kristina deklaron se motra e saj ka dalë nga shtëpia në orën 02:00 të mëngjesit, për të takuar një djalë 27-vjeçar, oficer policie, të cilin e kishte njohur në Instagram.

Ky ishte takimi i tyre i parë, ndërsa kërkimet nga familjarët nisën në orën 03:00 të natës pasi Maria nuk ishte kthyer ende.

Kristina tregon se në orën 04:00 të mëngjesit, Maria i është përgjigjur në telefon dhe i kishte thënë të kujdesej për veten duke qarë.

“Ma hap telefonin me një zë duke qarë dhe më thotë: Kristina të dua dhe të kesh kujdes. Këtë më tha. Sapo ma tha, dola në rrugë dhe nisa të kërkoj, ishte ora 04:00 e mëngjesit. E dija që kishte dalë, mora në telefon policinë, se Maria nuk po vinte. Dua të dalë e vërteta. Ajo po bëhej gati që në orën 20:00 të dilte. Unë nuk doja që ajo të dilte më të. Më tha ‘do dal, mos u shqetëso’.

Përgjithësisht ajo nuk dilte asnjëherë në orë të tilla”, dëshmon e motra.

16-vjeçarja me origjinë shqiptare jetonte në qendër të Trikalës me familjen e saj, ndërsa ajo u gjet nga policia në oborrin e kishës përmbys, dhe fytyra i ishte dëmtuar që besohej se i janë shkaktuar nga rënia nga lartësia. Policia vijon me marrjen e dëshmive dhe hetimet për të zbardhur këtë ngjarje që ka tronditur opinionin publik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu