Ryan Dorsey, ish-bashkëshorti dhe babai i djalit të aktores Naya Rivera, e cila humbi jetën disa ditë më parë pasi u mbyt në Liqenin Piru, reagoi për hërë të parë pas vdekjes së saj.
Zemërthyer për aktoren, ai ndau në profilin e tij në Instagram një dedikm prekës.
“Kjo është aq e padrejtë… nuk ka fjalë të mjaftueshme për të shprehur zbrazëtinë e mbetur në zemrat e të gjithëve. Nuk mund ta besoj që kjo është jeta tani. Nuk e di nëse do ta besoj ndonjëherë. Ti ishe këtu,” Dorsey ka shkruar në Instagram.
Naya dhe Ryan kanë qenë miq për një kohë të gjatë dhe në vitin 2014 njoftuan se ishin martuar. Ata kanë bashkë një djalë 4-vjeçar, Josey Hollis Dorsey.
Në postimin e tij, Ryan Dorsey thotë se kishin qenë të tre së bashku një ditë para se ajo të zhdukej.
“Unë jam mirënjohës për kohërat që kaluam bashkë dhe udhëtimin që na bashkoi dhe na dha djalin tonë të vogël, të ëmbël dhe më të zgjuar që mund të ekzistojë. Jeta ka kohëra të mira dhe kohëra të këqija, por Josey i bën këto të fundit të duken më pak të këqija, sepse një pjesë nga ty gjithmonë do të jenë me ne. Ai kurrë nuk do ta harrojë kush e solli në jetë. Neve na mungon shumë. Do të të duam gjithmonë.”
Rikujtojmë që trupi i Rivera u gjet në fillim të korrikut në Liqenin Piru, pasi ajo mori me qira një varkë me djalin e saj për të shëtitur e notuar. Djali i saj, Josey u gjet duke fjetur vetëm në varkë. Fëmija tha se ai dhe nëna e tij kishin hyrë në ujë për të notuar, por ajo nuk u kthye në varkë dhe shtoi se pa që ajo zhdukej nën sipërfaqen e ujit.
Policia tha se aktorja kishte përdorur forcën e fundit për të shpëtuar fëmijën, por vetë nuk mundi të kthehej përsëri në varkë.