Hygerta Sakon e njohim sot si moderatore, por nuk kemi harruar as që ka qenë Miss Albania në 1995-sën.
Bukurinë e ka pasur përherë, por forma e mirë fizike duhet mbajtur, dhe Hygerta, ka gjetur një mënyrë mjaft interesante që e ndihmon të ruajë të njëjtën peshë. Ajo ushtrohet cdo ditë në palestër, sic e ka treguar dhe vetë, por përpos kësaj, kujdeset dhe me ushqimin.
Hygerta ndiqka dietën sipas grupit të gjakut, falë së cilës paska arritur të shpëtojë nga kilogramët e tepërt. “Kisha dëgjuar për dietën e grupit të gjakut, dhe e kisha vënë re që ushqime të caktuara, i tresja shumë mirë dhe nuk vendosja peshë. Zvendësova bukën me bukë integrale. Unë ushqehem mjaftueshëm, por me ushqime që nuk më vënë dhjam. Kam dy vjet që e mbaj në të njëjtin stad”, ka thënë ajo, dhe ne jemi shumë kuriozë tani sesi funksionon!