Dy viktima në moshë të re u shënuan në orët e fundit në vend, si pasojë e koronavirusit.
Njëri është një 27-vjeçar nga Kavaja, dhe tjetra një farmaciste nga Kruja.
I riu i cili vuante nga talasemia dhe që ishte asimptomatik nga Covid-19, është 27-vjeçari Artian Cara.
Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se 27-vjeçari nga Kavaja, ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit vaskular cerebral.
Ndërkohë Urdhrit i Farmacistëvve të Shqipërisë ka reaguar për ndarjen nga jeta të farmacistes, duke zbuluar edhe identitetin e saj, Xhire Çitozi (Gjereti).
Farmacistja e ndjerë ishte e martuar dhe nënë e tre fëmijëve.
Deri më tani ka shkuar shkon në 125 numri i viktimave, qysh nga nisja e pandemisë, ndërkohë që aktualisht të shtruar në spital ndodhen 22 pacientë në gjendje kritike, mes tyre 12 të intubuar.
Reagimi i UFSH
“Të nderuar kolegë,
Me hidhërim të thellë njoftojmë se Covid-19 i mori jetën në moshën 45-vjecare koleges sonë të nderuar Xhire Çitozi (Gjereti).
Xhire Çitozi lindi më 12.12.1975, në qytetin e Krujës. Xhirja ushtronte profesionin e farmacistes në qytetin e Fushë-Krujës. La pas bashkëshortin dhe tre fëmijë.
Ndarja nga jeta e koleges sonë është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët e saj, por dhe për kolegët dhe qytetarët që ajo iu shërbeu me devotshmëri dhe profesionalizëm.
Në emër të të gjithë kolegëve Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të madhe.
U prehsh në paqe Xhire!”