Historia e fustanit të bardhë të nusërisë – që nuk përfaqëson pastërtinë dhe pafajësinë siç mendonim

0
Gjigandi

var ad_container = document.getElementById(‘viimo_container’);
ad_container.id = “viimo_container” + Math.floor((Math.random() * 1000) + 1);
if (!window.viimo_inpage_setup)
{ window.viimo_inpage_setup = []; }
window.viimo_inpage_setup.push({ element_id: ad_container.id, format: ‘560×69’ });

Ndërkohë që trendet e fustaneve të nusërisë ndryshojnë në mënyrë të vazhdueshme, një gjë ka mbetur gjithmonë e pandryshueshme – ngjyra e bardhë e fustanit, që është më e preferuara nga të gjitha nuset. Megjithatë nuk ka qenë gjithmonë kështu. Në kulturën perëndimore nuk ka qenë gjithmonë e bardha ngjyra e fustaneve të nusërisë. Në fakt, fustanet e bardha të nusërisë dolën në modë në mes të shekullit të 19-të dhe u bënë të zakonshme në mes të shekullit të 20-të.

Deri në mes të shekullit të 19-të shumë nuse në ditën e dasmës së tyre vishnin fustanin më të bukur që kishin. Nuset e klasave të ulëta zakonisht vishnin fustane të zinj. Ndërsa ato të klasave të larta vishnin fustane me copa luksoze dhe me qëndisje ari dhe argjendi, si dhe me gëzof. Këto fustane visheshin edhe pas dasmës dhe fustani i bardhë shihej si jo praktik, pasi do të bëhej pis shpejt dhe s’mund të vishej aq shpesh pas dasmës sa fustanet me ngjyra.

Trendin e fustanit të bardhë e nisi Mbretëresha Victoria. Në 1840-ën, ajo u martua me Princin Albert dhe zgjodhi një fustan të bardhë. Si aksesor ajo zgjodhi një kurorë me lule. Kjo ishte një ndër dasmat e para që bëri bujë mediatike dhe fotot u shpërndanë në të gjithë botën.

Ilustrim i Mbretëreshës Victoria dhe Princit Albert

RonaTyra

Nuset dëshironin të dukeshin si mbretëresha dhe kjo filloi historinë e fustanit të bardhë të nusërisë – atë që e njohim edhe sot si fustanin tradicional të nuseve.

Pas Mbretëreshës Victoria, nuset e pasura filluan të vishnin fustane të bardhë, sepse ato mund ta përballonin pastrimin e tij (edhe në këtë kohë nuset vazhdonin ta vishnin fustanin e nusërisë edhe pas dasmës).

Në shumë libra dhe shënime thuhet se fustani i bardhë përfaqëson pastërtinë dhe pafajësinë e nuses, por sipas historisë së fustanit të bardhë të nusërisë nuk është aspak kështu. E bardha shihej si ngjyrë e të pasurve, duke treguar mirëqenien e dikujt më shumë sesa pastërtinë apo virgjërinë.

Pas Luftës së Dytë Botërore, fustani i bardhë mori edhe më shumë popullaritet – duke filluar nga fustanet treçereksh të frymëzuar nga Audrey Hepburn e deri tek ata të gjatë. Kur Princeshë Diana veshi fustanin e saj voluminoz në dasmën e famshme me Princin Charles, vendi i fustanit të bardhë në histori u forcua për të mos u venitur më kurrë.

Megjithatë disa kultura lindore e konsiderojnë të bardhën si ngjyrë ters, kështu që fustani i nuseve ka ngjyra të tjera. E kuqja është ngjyra e fustaneve të nusërisë në Indi, Kinë, Pakistan, Vietnam etj.

Po ashtu, edhe disa nuse që nuk janë nga vendet e Lindjes preferojnë fustane me ngjyra, për të dalë nga tradicionalja. Disa të famshme si Sarah Jessica Parker, Reese Witherspoon dhe Jessica Biel e kanë zëvendësuar fustanin e bardhë në dasmën e tyre me një me ngjyrë, për të pasur një pamje më unike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu