Harroni pozicionet galiç: Ky ushtrim ngre dhe tendos vithet për një kohë të shkurtër!

0
Gjigandi

Hapi bullgar mund të bëhet pa ngarkesa, duke përdorur vetëm peshën e trupit

Ky ushtrim bëhet në atë mënyrë që njëra këmbë vendoset në bankë, krevat të ulët apo në karrige të vogël, derisa me këmbën tjetër bëni hapin dhe e lëshoni lehtas në pozitën galiç.

Meqenëse ngarkesa bie në vetëm njërën këmbë, duhet të kihet kujdes për ekuilibrin, muskujt tendosen pa ngarkesa.

Ky ushtrim ndikon në kërdhokulla dhe vithe, duke u ofruar fleksibilitet dhe përmirësim të lëvizjeve.

RonaTyra

Ngarkesa e shtyllës kurrizore është minimale, për dallim nga pozita klasike galiç.

Kur bëhet ky ushtrim vjen deri te tendosja e muskujve glutealë. Kontraktimet e muskujve rriten, ndërsa muskujt e vitheve punojnë intensivisht.

Kur e bëni këtë ushtrim, fillojeni me 10 përsëritje. Çdo treningu shtoni përsëritjet edhe për 5 ekzekutime, derisa të arrihet në numrin prej 2 serive nga 15 përsëritje të hapit bullgar.

Instruktorët e fitnesit propozojnë që hapi bullgar të bëhet tri herë në javë nga 30 përsëritje, në mënyrë që pas dy muajsh të keni vithe të tendosura dhe të rrumbullakëta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu