Blogerja Armina Mevlani duket se nuk ka kaluar një javë fort të mirë për shkak të virozave që nuk kanë kursyer as bukuroshen e modës.
Ndërsa ditën e djeshme Armina është ndjerë pak më mirë, dhe ka nisur aktivitetitet e imoenjimet ditore në dyqan, e në evente ku Mevlani ftohet shpesh.
Pasi 27-vjeçarja ka përfunduar eventin e pasdites së djeshme në kryeqytet, është drejtuar për në shtëpi ku pa dijeninë e saj po e priste një super surprizë nga i fejuari Shkëlzen Berisha.
Një kuti e madhe me rreth 100 trëndafila rozë, të paketuara bukur e me shije po prisnin për Arminën, e cila nuk i rezistoi dot tundimit për ta ndarë me ndjekësit e saj në Instagram surprizën e bukur që gjeti në shtëpi.
Dimë që çifti nuk ka asnjë përvjetor, ditëlindje, apo datë të shënuar këto ditë, ndaj me siguri lulet janë një detaj i bukur që Zeni ka menduar për partneren e tij, e cila ka qenë gjatë gjithë javës sëmurë.
Është ndjerë më mirë Armina pas kësaj?! Këtë mund ta themi me siguri që po!