Partnerja e Cristiano Ronaldos, dita-ditës po befason me format trupore.
Së fundmi ajo ka shpërndarë një imazh me anë të së cilës shfaq linjat e trupit, e që padyshim janë tejet perfekte- shkruan Indeksonline.
Georgina, me anë të paraqitjeve të ndryshme na ka bërë me dije se është kaq e përkushtuar që të ketë një fizik sa më të formuar, duke kaluar shumicën e kohës në palestër.
Bukurinë e saj, secila femër mund ta ketë zili, ndërkohë që futbollisti i famshëm duhet të ndihet me fat që ka një partnere në krahë si ajo.