Kontrolle të “rrepta” në La Liga: Tifozi thyen çdo barrierë dhe protokoll për një foto me Lionel Messin

0
Gjigandi

Edhe pse nuk ka tifozë të lejuar në stadiume për shkak të situatës me coronavirusin dhe ka kontrolle të mëdha për lojtarët, stafin dhe gazetarët, që shpesh janë cilësuar si të rrepta, një i ri ka gjetur rrugën të jetë sot në fushë në ndeshjen Real Mallorca – Barcelona.

Në stadiumin “Son Moix”, ku Barcelona shpartalloi Mallorcan, duke e mposhtur 4-0 nën regjinë e Lionel Messit, që shënoi një herë dhe asistoi dy herë, ishte një moment që i çuditi të gjithë, si brenda në fushë edhe ata para TV-së.

Një i ri i veshur me një fanellë të Kombëtares së Argjentinës , arriti që ta futet brenda në fushë në minutën e 54-të ndeshjes dhe u përpoq ta arrinte Lionel Messin për të bërë një foto.

Por ishin zyrtarët e sigurimit që arritën të kapin ‘yllin’ e paftuar dhe ta largojnë nga fusha.

Ku moment ishte i jashtëzakonshëm dhe pritet të bëjë xhiron e botës, pasi bëhet tifozi i parë që futet në stadium edhe pse në kampionatet më të mëdha, prezenca e tyre është e ndaluar.

RonaTyra

La Liga është kthyer nga e premtja me shpresën që të zhvillohet deri në fund që kampioni të zgjidhet në fushë, pasi Barcelona dhe Real Madridi janë në luftë të ashpër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu