Floku është gjysma e bukurisë tek një femër, kjo është arsyeja përse investoni kaq shumë për përkujdesjen e tyre. Harxhoni shuma të mëdha parash tek parukieri apo duke blerë produktet më të shtrenjta larëse dhe stiluese, por nqs keni flokë të hollë dhe të brishtë duke sikur i gjithë mundi juaj shkon dëm. Por sipas Bright Side, asgjë nuk është e pamundur, mjafton të ndiqni këto këshilla dhe flokët tuaj do të duken më voluminozë.
1.Luani me gjatësinë e flokëve tuaj
Stilistë të ndryshëm pohojnë se gjatësia optimale për flokët e holla është jo më poshtë supit. Flokët me këtë gjatësi janë shumë më lehtë për t’u mirëmbajtur dhe stiluar. Duke pasur parasysh këtë, volumi dhe gjatësia mund të jenë alternativa më e mirë.
2.Ofrojini vetes një stilim flokësh të shkallëzuar
Një stilim tjetër i flokëve që jep përshtypjen e volumit më të madh është prerja shumë nivelëshe apo e shkallëzuar, që jep idenë e flokëve të çrregullta. Një tjetër përparësi e kësaj prerje flokësh është se i përshtatet pothuajse çdo lloj forme të fytyrës dhe flokëve.
3.Ndryshoni ngjyrën e tyre
Mund të shtoni volumin e flokëve tuaj jo vetëm duke përdorur gërshërët, por edhe duke i lyer ato, si psh shatush ose duke përdorur hijëzime në pjesë të caktuar të flokëve.
4.Lani flokët në mënyrën e duhur
Aplikoni shampo vetëm në rrënjët e flokëve e më pas shpërdajeni përgjatë pjesës tjetër të flokëve. Skajet e flokëve janë gjithmonë më të thata dhe të brishta, kështu që mos i fërkoni ato.
5.Shmangni përdorimin e shkumës
Sasia e tepërt e shkumës mund i ngjit flokët duke i bërë të duken më të rënda. Aplikoni rregullin e mëposhtëm: për stilimin e flokëve të shkurtra, ju duhet një topth shkume me madhësinë e një arre, për flokë me gjatësi të mesme duhet të jetë sa madhësia e një veze e pulës, ndërsa për flokë të gjata madhësia e shkumës të jetë sa një top tenisi.
6.Thajini flokët nga poshtë
Një tharëse flokësh e zakonshme mund t’ju ndihmojë të arrini volum ekstra. Thjeshtëulni kokën te poshtë në mënyrë që flokët të ju varen përballë fytyrës suaj, si dhe drejtoni ajrin e nxehtë nga rrënjët deri te majat.