Fifi reagoi pas pretendimeve se ka nisur lidhje dashurie.
Ditët e fundit, emri i Fifit ka qenë shumë i lakuar në mediet rozë, pasi u përfol për një lidhje dashurie.
U tha se këngëtarja është në lidhje dashurie me Xhuljo Tabakun, madje në medie qarkulloi edhe fotografia e tij.
Pas gjithë kësaj, ka reaguar vet Fifi përmes një postimi në Instagram, ku sugjeron të merremi vetëm me anën profesionale të saj e jo me atë privat.
“Mendoj që ka ardhur koha për ca ndryshime /Unë jam këngëtare/tekstshkruese/kompozitore. Mendoj që Fifi mjafton të merreni me të. Ndërkohë, jetën time private dua ta mbaj private deri kur të ketë diçka konkrete. Më besoni, do t’ua them vetë! Me shumë dashuri, Fifi”, ka shkruar ajo.
Për ndryshe, projekti i fundit muzikor nga Fifi është “Lezet”, këngë kjo në bashkëpunim me Remzie Osmanin.