Pas anullimit të koncertit të këngëtarit me famë botërore në Tiranë, i cili do të mbahej në Mars të këtin viti si pasojë e pandemisë botërore, ai do të shtyhet sërish.
Ndërkohë që masat janë liruar, u njoftua se koncerti do të mbahej në 6 Shtator të këtij viti pooor, fatkeqsisht fansat e këngëtarit do të duhet të presin, goxha gjatë.
“MALUMA TOUR 11:11” do të mbahet, por vitin tjetër! Sipas njoftimit zyratar të organizatorëve të eventit në vendin tonë, si pasojë e gjendjes aktuale në vend dhe në botë, koncerti i Maluma-s është shtyrë për në 24 qershor të 2021-it. I duruari i fituari!