Soni Malaj konfirmon pjesëmarrjen në ‘Kënga Magjike 2019’ dhe zbulon se çfarë materiali muzikor do të sjellë

0
21

Këtë fundjavë pritet që ‘Kënga Magjike’ të prezantojë para publikut artistët e fundit pjesëmarrës në garë.

Me anë të një postimi në ‘Instagram’, artistja e njohur, Soni Malaj ka zbuluar për të gjithë se do të vijë këtë vit me një baladë dhe ekip të tërë qe ka punuar për të.

Ka qenë revista ‘Anabel’ ajo e cila ka publikuar e para këtë lajm, pas të cilit nuk ka munguar dhe konfirmimi i Sonit.

Me siguri ky rikthim i Malaj në skenë i ka emocionuar të gjithë ndjekësit e saj, të cilët e kanë pritur prej kohësh një rikthim të Sonit me një baladë.

Kujtojmë se në vitin 2014, Malaj fitoi çmimin e parë në ‘Top Fest’ me këngën me titull ‘Me të jeton’. Pas këtij projekti këngëtarja ka sjellë përgjithësisht materiale muzikore ritmike, të cilat janë pritur mirë nga publiku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu