“E adhuroj buzëqeshjen e tij”- Çiljeta Xhilaga publikon foton e ëmbël, e përqafuar me mashkullin që i ka rrëmbyer zemrën

0
Gjigandi

Padyshim që djali i saj Ferdinad ia ka rrëmbyer tërësisht zemrën këngëtares Çiljeta Xhilaga.

Dhe ajo nuk ngurron të tregojë në çdo moment dashurinë e madhe që ndjen për të.

Çiljeta postoi një foto duke përqafuar djalin dhe i dedikoi fjalët më të ëmbla.

“Unë e adhuroj buzëqeshjen e tij, unë i përqafoj përqafimet e tij, unë e admiroj zemrën e tij por mbi të gjitha … e dua sepse ai është djali im !! ❤️☝🏻🤲🏻”– shkroi këngëtarja.

RonaTyra

Në foto Ferdinad shihet duke puthur Çiljetën në faqe, teksa qëndrojnë të ulur në një lokal.

Këngëtarja është në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të marrëdhënies së saj me portierin e kombëtares, Alban Hoxhën.

Së fundmi ajo publikoi një video teksa udhëtonte me makinë me futbollistin shqiptar, i cili shfaqet serioz dhe mjaft i përqendruar në drejtimin e mjetit.

Kaq i është dashur Çiljetës për të postuar videon me shkrimin: “Se e kemi shoferin serioz ne timon🤪 A+Ç=❤️❤️”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu