Elon Musk bëhet baba për herë të gjashtë

0
Gjigandi

Elon Musk dhe Grimes kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku.

Sipërmarrësi miliarder, Elon Musk dhe këngëtarja kanadez Grimes janë në një lidhje për më shumë se dy vjet, shkruan Sky News.

Bashkëthemeluesi i “Tesla”, Elon Musk dhe këngëtarja Grimes mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, ndërsa Musk ia vendosi një emër të pazakontë.

Sipërmarrësi e ndau lajmin me ndjekësit në Twitter, duke postuar një foto ku ai mban djalin e tyre të vogël dhe la një mesazh të veçantë: “Mami dhe foshnja janë mirë”.

RonaTyra

Si përgjigje ndaj dikujt që pyeste për emrin e foshnjës, 48-vjeçari shkroi: “X Æ A-12”, por pritet konfirmimi për atë.

Musk mbushi titujt e medieve për kritikat që dha lidhur me bllokimin në SHBA për shkak të koronavirusit, megjithë numrin e lartë të vdekjeve.

Nuk është hera e parë që postimet e tij në rrjete sociale kanë shkaktuar polemika. Në prill të vitit 2019, ai tha që llogaria e tij në Twitter ishte “pa sens”.

Grimes, 32 vjeç, i mbajti fansat të informuar në rrjete sociale gjatë gjithë shtatzënisë, ajo në shkurt zbuloi se kishte pasur komplikime.

Musk dhe Grimes janë në një lidhje për më shumë se dy vjet dhe daljen e parë në publik si çift ata e bënë në Met Gala 2018.

Musk me origjinë nga Afrika e Jugut është një nga burrat më të fuqishëm dhe më të pasur në botë dhe ka pesë fëmijë me gruan e tij të parë, Justine Wilson.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu