Mbesa e preferuar e Brad Pitt dhe Jennifer Aniston është diplomuar dhe ata raportohet se janë në kërkim për ta festuar rastin në fjalë.
Brad Pitt dhe Jennifer Aniston po kërkojnë të festojnë diplomimin e mbesës së preferuar të aktorit me një dhuratë të veçantë.
Legjenda 56-vjeçare e Hollivudit ka një lidhje të fortë me fëmijët e vëllait të tij dhe Sydney Pitt ishte ajo që ai bashkë me yllin e ‘Friends’, Jennifer, 51 vjeç, morën në krahë kur ishin bashkë.
Sipas thashethemeve të reja nga Aussie, ‘New Idea’, Sidnei ka një vend të veçantë në zemrat e tyre. Brad e do “si vajzën e tij” dhe Jennifer ka formuar një ‘lidhje speciale’ me të që kur ishte e porsalindur.
Tani Sidnei ka mbaruar kolegjin dhe ka një diplomë në arkitekturë, e cila dyshohet se është frymëzuar nga xhaxhai i saj i famshëm.
Brad i ka dhënë mundësinë të përdorë rezidencën e tij në Santa Barbara për një festë, të cilën e bleu kur u martua me Jennifer.
Mendohet se dyshja po llaston Sidnin, si shpërblim për të gjitha përpjekjet e saj akademike.
Një burim i brendshëm i tha botimit: “Sidnei lindi kur Brad dhe Jennifer filluan të takoheshin.
“Ajo ishte një fëmijë i vogël kur Brad e solli Jennifer në shtëpi në Misuri për të takuar prindërit dhe vëllain e tij, babin e Sidneit”.
Burimi shtoi: “Për shkak të kësaj, Jennifer ndan një lidhje të veçantë me të. Sidnei e ka quajtur gjithmonë teze Jennifer-in, diçka që e shqetësoi Angelina-n pafund kur Brad ishte i martuar me të “.
Sidnei mendohet se nuk është e huaj në shtëpinë e plazhit të Brad, pasi ka shijuar pushimet familjare atje me babanë dhe motrat, Reagan dhe Landon.
Sidnei u diplomua në universitetin “Drury”, në Springfield, i cili kushtonte 84,000 dollarë në vit.
Burimi vazhdoi: “Brad dhe Jennifer u pëlqen të mendojnë se mund të kishin pasur një vajzë si Sidnei dhe që madje mund të ishin rritur së bashku.”