Askush nuk mund të mohojë se të brendshmet prej dantelle janë të bukura dhe tërheqëse dhe në përgjithësi, vajzat ndihen rehat kur i veshin. Por e vërteta është se nga të gjitha opsionet e të brendshmeve për femra, ato prej dantelle janë zgjedhja më e keqe.
Arsyeja më e thjeshtë dhe më e keqja është se trupi ka nevojë të marrë frymë, por të brendshmet prej dantelle e kufizojnë shumë këtë gjë. Në fakt, dantella nuk është mbrojtëse e lagështirës së trupit dhe në këtë mënyrë bëhet shkak për krijimin e një infeksioni të mundshëm. Nuk duken më aq të bukura apo jo?
Nëse pyet cili është opsioni më i mirë për të bredshmet, natyrisht rekomandimi kryesor është të zgjedhësh ato prej pambuku. Fibrat që përmban pambuku e mbajnë lagështirën larg nga lëkura duke parandalur çdo mundësi infeksioni. Por është shumë e rëndësishme që, nëse nuk janë plotësisht pambuku, të paktën të kenë një copëz prej pambuku në pjesën e brendshme.