Dua Lipa ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme në edicionin e sivjetmë të MTV Europe Music Awards.
Këngëtarja shqiptare e ka pushtuar skenën në Sevilla të Spanjës duke interpretuar hitin e saj, “Don’t Start Now”.
Duke e hapur ‘MTV EMA 2019’ në një stil ‘disco’, Dua i ftoi fansat që të përfshiheshin në botën e saj muzikore me një armatë valltarësh të përfshirë në koreografi.
E veshur me të brendshme të zeza, ajo tërhoqi vëmendjen dhe njëherësh solli energji te publiku me koreografinë e përgatitur për evenimentin e madh muzikor.
Si një diva e viteve të shtatëdhjeta, biondja e sapotransformuar ishte në qendër duke krijuar një kontrast me valltarët e veshur me të verdha.