Morena Taraku ka postuar një fotografi të bukur me babain e saj.
Pas gjithë ndodhive me Morena Trakun dhe ‘Bentleyn’ e saj 250 mijë eurosh, tani që zërat janë qetësuar, ajo i është rikthyer rrjeteve sociale dhe postimeve.
Morena ka zgjedhur që për herë të parë pas gjithë skandalit dhe pasi deklaroi që po largohet nga rrjetet sociale, të kthehet me një fotografi ku shihet duke shtrënguar përdore me babain e saj.
Morena shkruan se babai i saj është “e vetmja kapje e dorës, që s’kishte kurrë prapavija tjera pos sinqeritetit e dashurisë”.
Dyshja, sipas lokacionit që tregon Morena, ndodhen në Angeles City të Filipineve.