Pak javë më parë, Anaid Kaloti ishte i ftuar në “Ftesë në 5”, nga ku zbuloi edhe se ishte baba i një vajze, për të cilën nuk kishte folur më herët publikisht. Ndërsa sot, i gjendur edhe një herë tjetër në të njëjtën studio, Anaidi ishte pjesë e diskutimit me Bieta Sulon, ku ndër të tjera foli edhe për lidhjen e shumëpërfolur të dashurisë së disa viteve më parë me modelen Oriola Marashi.
Fituesi i “Big Brother 6” pohoi se pas ndarjes, komunikoi vetëm për një periudhë të shkurtër me Oriolën, duke e ndërprerë më pas çdo kontakt me të.
Pasi Bieta i përmendi disa vajza të njohura të shoëbiz-it, si Sara Kolami dhe Oriola Marashi, Anaidi tha se me Oriolën, pas ndarjes, tentoi të ruajë një komunikim, por nuk ia doli: “Në disa raste nga këto që përmende, unë flas. Me Oriolën, nuk flas. Kemi pasur një komunikim pak muaj pasi jemi ndarë, por kemi vendosur që të mos flasim. Ka qenë nga të dy kjo pjesë”,- tha Anaidi, por Bieta vijoi ta ngacmonte: Arsyeja?
“Nuk menaxhoheshin dot. Nuk e di nga kush, por nuk menaxhoheshin dot ndjenjat. Nga unë, mbase…” – tha Anaidi.