Dështon gjykimi ndaj dy vëllezërve që dyshohet se tentuan të privonin nga jeta një person në Podujevë

0
Gjigandi

Në mungesë të prokurores së rastit Bukrije Gjonbalaj dhe të dëmtuarit Nexhmi Halili ka dështuar të mbahet gjykimi ndaj dy vëllezërve Emin dhe Remzi Jashari, të cilët po akuzohen se kishin tentuar të privonin nga jeta të dëmtuarin Halili.

Sipas prokurorisë, kjo tentim vrasje e 2 qershorit 2015, kishte ardhur si pasojë e mosmarrëveshjeve të mëhershme dhe për shkak se në një rrugë të ngushtë nuk kishin mundur të kalonin dy automjete, pasi i dëmtuari Halili kishte qenë me traktorin e tij me rimorkio, ndërsa i akuzuari Emin Jashari kishte qenë duke e drejtuar traktorin e tij me rimorkio të mbushur në dru, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas kryetarit të trupit gjykues, gjykatësit Vesel Ismaili në këtë seancë nuk është paraqitur prokurorja Bukurije Gjonbalaj edhe pse e njëjta kishte qenë e njoftuar për kohën e mbajtjes së kësaj seance, mirëpo sipas gjykatësi Ismaili mungesën nuk e kishte arsyetuar.

Përpos prokurores Gjonbalaj në këtë seancë ka munguar edhe i dëmtuari Nexhmi Halili i cili sipas gjykatësit Ismaili nuk kishte prova se ishte ftuar në mënyrë të rregulltë.

Prandaj, në mungesë të prokurores Gjonbalaj dhe të dëmtuarit Halili seancë e së hënës është shtyrë në afat të pacaktuar.

RonaTyra

Sipas aktakuzës së ngritur me 25 nëntor 2015, në fshatin “Murgullë”, të Podujevës, me 2 qershor 2015, te vendi i quajtur nën ara, për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme mes të akuzuarin Emin Jashari me familjen e të dëmtuarit Nexhmi Halili, vëllau i tij, tani i akuzuari Remzi Jashari kishte tentuar të privojë nga jeta të dëmtuarin Halili.

Në aktakuzë thuhet se derisa i dëmtuarit Halili me traktorin e tij rimorkio ishte duke shkuar në drejtim të shtëpisë së tij, ndërsa i akuzuari Emin Jashari duke drejtuar traktorin e tij me rimorkio të mbushur në dru, në pamundësi që në këtë rrugë të ngushtë të kalonin dy automjete, pasi ishin ndalur i akuzuari Jashari e kishte goditur me shkop të drurit traktorin e të dëmtuarit.

Sipas prokurorisë, në atë vend me një tjetër traktor me rimorkio të mbushur me dru kishte arritur vëllau i të akuzuarit Emin Jashari, i akuzuari Remzi Jashari i cili pasi iu ishte afruar traktorit të të dëmtuarit, me dashje që ta privojë nga jeta kishte shtënë disa herë në drejtim të tij me një pistoletë, mirëpo asnjë e shtënë nuk e kishte prekur të dëmtuarin, ndërsa të akuzuarit kishin ikur nga vendi i ngjarjes.

Për këto veprime dy vëllezërit Jashari po ngarkohen me veprën penale “vrasje në tentativë”, ndërsa i akuzuari Remzi Jashari edhe me veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu