Eurodeputetët e Parlamentit Evropian mirëpresin aplikimin e Kosovës në BE: Moment historik

0
Gjigandi

Eurodeputetët kryesues të Parlamentit Evropian, kanë përshëndetur aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE. Kjo arritje, thonë se duhet të përcillet me normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Ata u bënë apel shteteve mosnjohëse që ta njohin shtetësinë e Kosovës.

Eurodeputeti gjerman, Romeo Franz, Kryesues i Delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën, dhe eurodeputetja Viola von Cramon-Taubadel, Raportuese e Përhershme për Kosovën,  kanë dalë me një deklaratë pas dorëzimit të kërkesës nga Kosova për anëtarësim në BE.

Në deklaratën e tyre, Franz dhe Von Cramon thonë se ky është një hap i rëndësishëm për Kosovën, që dëshmon qëndrimet e saj pro-evropiane.

“Sot shënon një moment historik në marrëdhëniet BE-Kosovë. Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk pasqyron vetëm orientimin e vendosur pro-evropian të kosovarëve dhe konsensusin mes partive politike. Është gjithashtu një zgjedhje e qartë strategjike në këto kohë sfidash të paprecedentë gjeopolitike”, thuhet në deklaratë.

Eurodeputetët apeluan te shtetet mosnjohëse, që ta njohin Kosovën si shtet, kështu për t’ia hapur rrugën e anëtarësimit në BE.

RonaTyra

“Prandaj, ne përsërisim thirrjen e Parlamentit Evropian për shtetet anëtare që ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet sovran që ta bëjnë këtë dhe kështu ta lejojnë atë të përparojë në rrugën e saj evropiane në baza të barabarta me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, bëhet e ditur në deklaratë.

“Ne i bëjmë thirrje Këshillit të mandatojë Komisionin Evropian që të përgatisë një opinion mbi meritat e aplikimit të vendit pa vonesë.”

Kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca nënshkruajnë dokumentin zyrtar të aplikimit të Kosovës në BE

Deklarata e plotë e eurodeputetëve të Parlamentit Evropian:

Sot shënon një moment historik në marrëdhëniet BE-Kosovë. Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk pasqyron vetëm orientimin e vendosur pro-evropian të kosovarëve dhe konsensusin mes partive politike. Është gjithashtu një zgjedhje e qartë strategjike në këto kohë sfidash të paprecedentë gjeopolitike .

Ne përgëzojmë harmonizimin e vazhdueshëm të Kosovës me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, para së gjithash përmes miratimit të sanksioneve pas luftës së agresionit rus kundër Ukrainës. Solidariteti i saj i fortë me popullin e Ukrainës e pozicionon Kosovën si një partner të besueshëm, tashmë të ankoruar thellë në aleancën evropiane dhe transatlantike.

Prandaj, ne përsërisim thirrjen e Parlamentit Evropian për shtetet anëtare që ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet sovran që ta bëjnë këtë dhe kështu ta lejojnë atë të përparojë në rrugën e saj evropiane në baza të barabarta me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Besojmë se Kosova do të bëjë përpjekje shtesë për të adresuar sfidat e shumëfishta në rrugën e saj evropiane dhe në këtë aspekt presim që ky akt simbolik i aplikimit për anëtarësim të pasohet me veprime konkrete dhe kuptimplota.

Ne i bëjmë thirrje Këshillit të mandatojë Komisionin Evropian që të përgatisë një opinion mbi meritat e aplikimit të vendit pa vonesë.

a.m/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu