Tahiri: Nuk kemi presidente, Osmani flet kur t’i thotë Kurti “fol”

0
????????????????????????????????????
Gjigandi

Ish-negociatorja e Kosovës në dialogun e Brukselit me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë në Pressing të T7 se Kosova nuk ka presidente. Ajo kritikoi Vjosa Osmanin, duke thënë se “është e heshtur”. Kjo pasi sipas saj e arriti postin e presidentes përmes një partie të vogël, duke u dominuar nga kryeministri Albin Kurti.

Por Tahiri thotë se e kishte pritur mirë zgjedhjen e Osmanit si presidente, pasi thotë se më parë ishte ofendim për Kosovën kur një “police u bë presidente”, duke iu referuar Atifete Jahjagës.

“Vjosa Osmani si një e shkolluar, krahasuar me policen që e bën presidente. Kosova ishte përmbysur kur një police e thjeshtë u bë presidente. Ka qenë ofendim i madh. Kur erdhi Osmani, më së pari na ktheu dinjitetin në shoqëri. Një profesoreshë si presidente e vlerësova. Por fatkeqësisht Vjosa u dominua nga pushteti absolut i Kurtit, pasi ajo ka një parti të vogël. Tani kjo po i kushton sepse e ka mbyllur gojën sigurisht në kohën kur i thotë Kurti fol, ajo flet. Nuk kemi presidente fatkeqësisht”, ka thënë Tahiri.

 

p.c. / ABC24.AL

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu