Kurti: I kërkova Brnabiç të nënshkruante marrëveshjen bazike dhe anekset e zbatimit të Ohrit

0
Gjigandi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti foli për mediat pas përfundimit të samitit të Procesit të Berlinit që këtë të hënë u zhvillua në Tiranë. Kurti tha se ka kërkuar sanskione për Serbinë dhe siguri për Kosovën.

Po ashtu, ai u shpreh se i kërkoi homologes serbe që të firmosin marrëveshjen bazike dhe anekset e zbatimit të Ohrit, por ajo nuk ishte e interesuar.

“Ne kemi marrëveshje me Serbinë, është marrëveshja bazike e 27 Shkurtit që ka në qendër njohjen de facto reciproke. Ajo duhet të zbatohet. Në anën tjetër kemi edhe aneksin e zbatimit nga Ohrit të 18 Marsit. Unë kam ofruar që të nënshkruhen ato. Është pala serbe ajo që ka refuzuar. Edhe sot gjatë takimit të drekës kam takuar nga kryeministrja Brnabiç që të nënshkruajmë marrëveshjen bazike dhe aneksin e Ohrit. Unë jam që të zbatohen pikërisht tani që Presidenti i Serbisë është i zënë në Kinë me vizitën atje dhe me takime me superfuqitë lindore e verilindore. Kam thënë le të nënshkruajmë meqë është kaq e interesuar për normalizim me Kosovën, le ta nënshkruajmë bashkë me kryeministren e Serbisë marrëveshjen bazike dhe anekset e zbatimit, mirëpo ajo sërish nuk ishte e interesuar”, u shpreh Kurti.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu