Aktorja Elçin Sangu e cila është shumë e njohur nga roli i “Defnes” në serialin “Dashuri me qira”, gjatë kësaj periudhe pandemie, ka respektuar rregullat duke qëndruar në shtëpi.
Pas një kohe të gjatë larg syrit të publikut, Elçin Sangu është fotografuar së fundmi teksa udhëtonte me makinë me partnerin e saj. Paparacët e kanë fotografuar aktoren teksa dilte nga makina e nervozuar për shkak të trafikut.
Ajo vendosi të ulej në sediljen e pasagjerit dhe ia la timonin partnerit. Aktorja 34-vjeçare ishte e veshur me të bardha dhe kishte vendosur maskë duke respektuar kështu rregullat.
Elçin Sangu është e lidhur prej vitesh me menaxherin Yunus Ozdiken. Çifti e kanë bërë lidhjen publike dhe janë fotografuar shpesh bashkë.