Covid-19 i anuloi mbrëmjen e maturës, por babai i dhuroi mbrëmjen më të veçantë vajzës së tij

0
Gjigandi

Teksa koronavirusi ka detyruar shumë individë rreth e qark botës të izolohen nga të gjitha fushat e jetës, ritet e kaluara si diplomimi dhe mbrëmja e maturës do t’u mungojnë shumë vetave.

Me situatën e shkaktuar nga koronavirusi, këto arritje në jetë (siç është mbrëmja e maturës, e cila mbyll një kapitull dhe nis një të ri), mund të duket se humbasin vlerën, veçanërisht përballë shqetësimeve shumë më urgjente.

Por një vajzë në shkollë të mesme nga Alabama, e cila po ndihej e pashpresë për mbrëmjen e maturës, mori një surprizë të madhe nga babai.

E befasoi vajzën me një festë

RonaTyra

Historia e Marli Odgers u postua së fundmi në Facebook. Në video ajo shfaqej me një fustan të bukur mbrëmjeje dhe duke kërcyer me babain, Robby Odgers, me këngën “Bekoni rrugën e thyer” nga Rascal Flatts në sfond.

“Marli Odgers ishte e thënë ta festonte sot mbrëmjen e maturës,”- postoi në Facebook Natalie Rodgers, motra e Marli-t.

“Ajo thjesht mendoi se mbrëmja ishte anuluar. Babai im i ëmbël e bëri atë të ngrihet dhe të shkojë në mbrëmje këtë mëngjes. Kujtime që do të ngelen dhe kujtohen përgjithmonë, pavarësisht se kanë ndodhur në mes të kaosit dhe çmendurisë. “

Robby i la Marli-t një shënim në shkallët e shtëpisë, ku thuhej: “Sot është mbrëmja e maturës, një vallëzim me babin? A do të shkosh me mua? “

Ai e la letrën sipër një pakoje që kishte fustanin e Marli-t.

“Thjesht fillova të mendoja çfarë mund të bënim. Ajo donte aq shumë të shkonte në mbrëmjen e maturës, kështu doja të gjeja diçka që ta bëja të ndihej sikur ishte atje, pra t’i ofroja një version të asaj mbrëmjeje.”- tha ai.

Surpriza e përloti Marli-n. “U emocionova vërtetë shumë dhe nuk jam një person emocional. Është diçka që nuk do ta harroj kurrë,”- tha Marli.

Robby tha se kishte qenë hera e parë që vallëzonte me vajzën e tij. “Ajo thjesht dukej e habitur,”- shtoi ai.

Të dy, Marli dhe Robby, shpresojnë se momenti i tyre i veçantë mund të ndihmojë dikë të ndihet pak më mire, pasi bota po përballet me pandeminë.

“Në botën në të cilën po jetojmë dhe gjithë negativitetin, sëmundjet dhe të gjitha gjërat që po ndodhin, nëse kjo bëri dikë të lumtur, qoftë edhe vetëm një person, për mua ia vlente .”- tha Robby.

Marli dhe Robby na kujtuan që gjithmonë mund të gjejmë diçka të mirë në një situatë të keqe. Ndërsa merremi me këtë pandemi, është e rëndësishme të marrim kohë për të festuar fitoret, qofshin ato të mëdha apo të vogla dhe të fokusohemi tek njerëzit përreth nesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu