Producenti i njohur, Tom Bradby, i cili u kujdes për dokumentarin e dukë dhe dukeshës së Sussex, të quajtur ‘Një udhëtim në Afrikë’, ka zbuluar së fundmi se gjërat nuk kanë qenë aq të lehta dhe rozë sa në video. Ndonëse Meghan dhe Harry janë parë mjaft të qeshur duke shijuar çdo takim, ky udhëtim ka qenë shumë impenjativ për ta.
“Doja të realizoja një punë sa më reale dhe çdo gjë të dukej siç ishte në të vërtetë. E dija që pas kamerës nuk do ishte aq e thjeshtë”, është shprehur Tom.
Kujtojmë se Markle dhe Harry kanë qenë ditët e fundit në qendër të mediave rozë, për shkak të raportit të tyre mjaft të komentuar dhe deklaratës së fundit të dukës së Sussex, i cili shprehu se është shumë protektiv ndaj partneres së tij.