Bebe Rexha: As unë nuk kam mundur të shkoj në mbrëmjen e maturës, e mbaj mend sa keq u ndjeva

0
25
blank
Gjigandi

Shumë maturantë sivjet nuk do të kenë mundësinë që të shkojnë në mbrëmjen e maturës, shkaku i ndalimit të organizimeve për shkak të coronavirusit.

Njëjtë ka ndodhur edhe me ceremonitë e diplomimit, pasi shumë studentë nga anë e kënd bota janë detyruar të diplomojnë online, duke mos mundur të organizojnë ceremoninë e tyre të shumëpritur.

E për të gëzuar paksa absolventët dhe maturantët, këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha, në bashkëpunim me kompaninë e famshme “Walgreens” realizuan një kampanjë të veçantë.

Bebe Rexha bëri një ripërpunim të himnit të studentëve “Pomp and Circumstance” një një version të ri remiks, duke iu bërë thirrje studentëve që të xhirojnë veten nën ritmet e kësaj kënge me veshjen e diplomimit, dhe të festojnë.

Në një intervistë për Walgreens të dhënë me këtë rast, 30-vjeçarja tha se i vjen keq për gjeneratën e sivjetme të maturantëve dhe absolventëve.

Ajo ka kujtuar se si nuk kishte mundur të shkojë në mbrëmjen e saj të maturës, gjë e cila i kishte mbetur peng.

“Unë nuk kam mundur të shkoj në mbrëmjen e maturës kur isha e re, dhe mbaj mend si u ndjeva. Kështu që më bën vërtet të lumtur fakti që të mund të ndihmoj në krijimin e këtyre momenteve të veçanta për të gjithë ata që tani mungojnë në promovimin, diplomimin ose ndonjë moment të madh për të festuar diçka të veçantë”, ka thënë Bebe Rexha.

Artistja shqiptare përndryshe e cila është lindur e rritur në New York, ka qenë nxënëse e shkollës së mesme, “Tottenville High School” në Staten Island.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu