Juventusi refuzon ish lojtarin e tyre

0
Gjigandi

Juventusi e ka refuzuar mundësinë që ta kthejë Arturo Vidalin nga Barcelona në shkëmbim për Miralem Pjaniqin, shkruan “Calciomercato.com”.

Barcelona e ka ofruar Vidalin në marrëveshjen e shkëmbimit për Pjaniqin. Mirëpo, krerët e Juventusit nuk mendojnë ta kthejnë kilianin. Kështu është hapur rruga që Vidal të transferohet te Interi.

Vidal 32-vjeçar i ka pasur katër vjet të suksesshme te Juventusi nga 2011 deri më 2015, duke fituar katër herë titullin e Italisë dhe duke arritur në finale të Ligës së Kampionëve.

Raportohet se Juventusi ka refuzuar edhe shkëmbimin e Pjaniqit me Ivan Rakitiqin, dhe do ta shqyrtojë mundësinë e lirimit të Pjaniqit vetëm në shkëmbim për Arthur Melon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu