Bashkëshortja e Will Smithit pas 20 vjetësh martesë: Në karantinë e kam kuptuar që fare nuk e njoh!

0
Gjigandi

Edhe pse janë të martuar më shumë se 20 vjet, bashkëshortja e Will Smithit, Jada Pinkett Smith, ka pranuar që vetëm tani njihen

Jada ka pranuar që është e detyruar që, për shkak të situatës aktuale me pandeminë e coronavirusit, gjithë kohën ta kalojë me Willin dhe e ka kuptuar që pikërisht ajo nuk e njeh bashkëshortin e vet.

“Kjo është shumë sfiduese, jeni të detyruar që disa gjëra t’i shikoni ndryshe”, ka thënë Jada në profilin e saj në Facebook, duke e shpallur episodin e ri të emisionit Red Table Talk.

Ajo ka thënë që duhet të luftojë me atë reagim dhe që e ka të vështirë ta pranojë që Willin nuk e njeh, edhe pse janë të martuar nga viti 1997.

Jada edhe më herët ka folur për martesën e saj me Willin në këtë emision, ndërsa ka thënë që në këtë mënyrë dëshiron të tregojë që martesa e tyre nuk është ideale.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu