Juventus, gati ta shesë yllin një vit pasi ia “vodhi” Barçës

0
Gjigandi

Adrien Rabiot është një nga lojtarët më të ndjekur nga skuadrat e Premier League. Veçanërisht nga Manchester United, që e ka ndjekur disa herë nga afër me vëzhguesit e klubit që kanë shkuar në Allianz Stadium në disa ndeshje të Champions League. 

Pas një faze të parë përshtatjeje në Serinë A, mesfushori francez ëshhtë dukur në rritje në muajt e fundit dhe gjithmonë më afër potencialit  të tij maksimal. 

Juventus e ka marrë verën e kaluar me kosto zero, duke djegur konkurrencën (me Barcelona-n në krye), dhe ai e ka shpërblyer pjesërisht besimin e klubit. 

Emergjenca shëndetësore ka ndalur edhe procesin e rritjes së tij dhe në merkaton e ardhshme nuk mund të përjashtohet një shitje e mundshme e Rabiot. Në rast se do të ndodhë, për Juventusin do të ishte një suficit i rëndësishëm në bilanc. 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu