Aulona Musta 10 vite më parë, desh e paska ndarë Rezarta Shkurtën nga bashkëshorti

0
Gjigandi

E ftuar në “Thumb on” në emisionin e Fatmës dhe Aulonës, Rezarta ka treguar se një intervistë që ka dhënë vite më parë desh është bërë shkak për ndarjen e saj nga Ermali.

Po si ndodhi?

 “Aulona më kërkoi të flisja ekskluzivisht për lidhjen time me Ermalin. Unë mendova meqë ishim shoqe në rregull po ia jap. Dhe të nesërmen si princeshë po prisja të lexoja intervistën kur lexoj titullin: Pse u ndava nga Ermali, bashkëshorti ideal”,-është shprehur Rezarta.

Aulona më pas ka sqaruar se çfarë ka ndodhur, çdo gjë kishte të bënte me një gabim, për shkak të faqosjes së gazetës. Titulli i një jave më parë ishte mbivendosur mbi titullin e Rezartës.

Një javë para saj Aulona kishte intervistuar Albërie Hadërgjonajn për ndarjen nga bashkëshorti titulli i intervistës të së cilës ishte: ‘Pse u ndava nga bashkëshorti’ , ndërkohë që i intervistës së Rezartës: Ermali, bashkëshorti ideal.

RonaTyra

Pra, për shkak të një ngatërrese, Rezarta me siguri është shqetësuar paksa, por që sot e tregon me shaka këtë histori.  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu