Artikujt shtëpiakë që mund të bëhen armiqtë tuaj më të këqij nëse nuk kujdeseni mirë për ta

0
Gjigandi

Është normale të lidhesh me disa sende shtëpiake, por veprimi i tillë mund të jetë i dëmshëm për shëndetin tonë.

Kjo është një arsye më shumë që ne duhet të kujdesemi gjithmonë për to ose t’i ndryshojmë ato kur është e nevojshme.

Kur injorojmë zëvendësimin ose mirëmbajtjen e këtyre sendeve, ato ose mund të bëhen të padobishme për ne ose të shkaktojnë probleme shëndetësore.

Bright Side tregon se si të kujdeseni dhe të përdorni sendet shtëpiake, të cilat do t’ju ndihmojnë të keni  një mënyrë jetese shumë të shëndetshme.

Filxhani

RonaTyra

Çfarë na duhet një kafe e mirë pa filxhanin tonë të preferuar? Filxhanët janë ata që ne përdorim çdo ditë dhe nuk mund të shijojmë një kafe të mirë me një filxhan të mbushur me baktere.

Pasi ta mbushim filxhanin tonë me kafe, ne prekim filxhanin me duar dhe buzë dhe nëse filxhani ynë ka baktere, kjo mund të jetë e dëmshme për shëndetin tonë.

Është e rëndësishme që ta lani filxhanin menjëherë pasi ta përdorni, sepse për 45 minuta, patogjenët mjedisorë, si myku, mund të fillojnë të rriten në të.

Dyshekët

Merimangat dhe pluhuri mund të grumbullohen në dyshekun tonë me kalimin e kohës dhe kjo mund të jetë e dëmshme për njerëzit, veçanërisht ata me alergji ose probleme të frymëmarrjes.

Kur dysheku jonë nuk është në gjendje të përsosur, mund të kemi probleme me gjumin dhe kjo mund të çojë në sëmundje të zemrës ose veshkave. Në përgjithësi rekomandohet që të ndryshojmë dyshekun tonë çdo tetë vjet, por gjithçka varet nga lloji i dyshekut.

Jastëkët

Është e rekomanduar të ndërrohet jastëku çdo një-dy vjet, sepse ata mund të veprojë si një absorbues për qelizat e vdekura të lëkurës dhe flokët, ata gjithashtu mund të bëhen mjedis i përsosur për merimangat, të cilat mund të jenë të dëmshëm për lëkurën tonë.

Ruteri

Ju duhet të ndërroni ruterin tuaj çdo tre-katër vjet për të mos përjetuar lidhje të ngadalta në rrjet.

Ne i përditësojmë telefonat tanë, nganjëherë çdo vit dhe kjo është një gjë e mirë, por të harrojmë të përditësojmë ruterin tonë, nuk duhet të jetë opsion. Ruterët tanë të shtëpisë kanë nevojë për një përditësim, në mënyrë që të përmirësohet shpejtësia e internetit.

Pajisjet e vjetra

Shumica e pajisjeve do t’ju zgjasin vetëm 10-15 vjet, madje edhe me mirëmbajtjen e duhur.

Është e këshillueshme që të ndryshoni shumicën e pajisjeve tuaja pas 10 vjet përdorimi, sepse edhe nëse i rregulloni ato, ekziston një probabilitet i lartë që një problem të shfaqet përsëri, kështu që rekomandohet ndryshimi i tyre çdo 10 vjet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu