Arbenita Ismajli është mërzitur nga qëndrimi në izolim për shkak të pandemisë.
Modelja kosovare të cilën kjo situatë e ka zënë në Londër larg familjes dhe të dashurit, reperit Fero përmes një postim në Instagram ka thënë se dëshiron t’i kthehet jetës që ka patur para Covid-19.
“Përshëndetje unë vetëm desha të them që dua të më rikthehet jeta”, ka shkruar modelja zeshkane në mbishkrimin e imazhit teksa shihet në një “selfie” para pasqyrës.
Përveç kësaj, Arbenita vazhdimisht ka treguar se po i mungon Fero i cili aktualisht është në Gjermani ku edhe po punon për projekte të reja.