Evi Reçi: Kam shtuar 3 kg! Këtë verë mos prisni për linja perfekte

0
Gjigandi

Për Evi Reçin periudha e izolimit nuk e ka qenë si të tillë, për shkak të angazhimeve të shumta.  Moderatorja dhe këngëtarja tregon për “Kafe Shqeto” për ‘pislliqet e vetmisë’,  mallin që ka për Italinë dhe projektet, që do të marrin jetë menjëherë pas përfundimit të karantinës.

Evi pranon se ka shkuar 2-3 kg, pas ‘abuzimeve’ me ëmbëlsirat. Parantezës së Flavios, për sezonin e plazhit, në të cilin do të fitojë karakteri, moderatorja i përgjigjet me të qeshura duke shtuar se, sivjet të gjithë do të jenë njësojë. Reçi parashikon se këtë verë nuk duhet pritur për linja perfekte. 

Këngëtarja rrëfen se ndjen mungesën e Italisë, ushqimit, artit e gjithçka tjetër, që e kthen përmes kujtimesh në vendin fqinj. Evi tregon se në Mars do të shkonte në Itali dhe se e ka prekur gjendja atje.

Shumë shpejt kur të jetë stabilizuar gjithçka, Evi zbulon për “Kafe shqeto” se do të nxjerrë një produksion të ri muzikor, për të cilin mezi po pret t’ia prezantojë publikut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu