Angelina Jolie flet për herë të parë për divorcin me Brad Pitt: E bëra për fëmijët e mi

0
Gjigandi

Shumë rrallë aktorja e njohur Angelina Jolie, flet lidhur me divorcin me Bradd Pitt. Pas shumë vitesh ajo ka zbuluar arsyen se pse mori një vendim të tillë.

Gjatë një interviste për British Vogue tha se “U ndava për të mirën e familjes. Ishte vendimi i duhur dhe vazhdoj të përqendrohem tek mirëqenia e tyre. Disa përfituan nga heshtja ime dhe e fëmijëve, duke shitur gënjeshtra në media”.

Lidhur me fëmijët e saj thotë se, “Janë gjashtë të rinj kurajoz dhe shumë të fortë”.

Nga martesa e Angelina me Pitt, çifti pati gjashtë fëmijë, Shiloh, 12 vjeç, binjakët Knox dhe Vivienne, 11 vjeç dhe tre fëmijët e birësuar Maddox, 18 vjeç, Pax, 16 dhe Zahara, 15 vjeç.

“Me fëmijët e mi të birësuar nuk mund të flasë për shtatzëninë, por flas me shumë detaje dhe dashuri për udhëtimin e bërë për gjetjen e tyre dhe se si ishte ti shikoje në sy për herë të parë”.

RonaTyra

Angelina Jolie dhe Brad Pitt u martuan në gusht të vitit 2014, pas 10 vitesh bashkë, për tu divorcuar në shtator 2016.

Në prill të vitit 2019 ata u divorcvuan zyrtarisht, ndërsa gjashtë fëmijët jetojnë me nënën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu