Amber Heard, “treshe” me Delevingne dhe Musk gjatë kohës që ishte e martuar me Depp

0
Gjigandi

Në luftën e pafundme mes Amber Heard dhe Johnny Depp, me këtë të fundit që ka hedhur në gjyq ish-gruan për 50 milionë dollarë, janë zbuluar disa detaje pikante.

Sipas asaj që ka zbuluar Daily Mail, duket se Amber ka pasur një “treshe” me Cara Delevingne dhe Elon Musk gjatë kohës kur ajo ka akuzuar Johny Depp për dhunë në familje.

Treshja dukej se takohej në apartamentin e Depp në Los Angeles në fundin e 2016-ës, pak pasi Heard ishte ndarë nga ylli i “Piratët e Karaibeve”.

Informacioni, sipas një burimi afër Depp, mund t’i shërbejë aktorit për të marrë dëshmi të mëtejshme në mbështetje të çështjes së tij kundër Heard, që ka nisur pas intervistës së dhënë nga aktorja për Washington Post, në të cilën ajo ka thënë se është dhunuar fizikisht nga ish-bashkëshorti i saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu