CoVid-19/ Tjetër rast pozitiv në Belsh

0
Gjigandi

Një tjetër rast pozitiv është konfirmuar me covid-19 në Belsh, duke e çuar në 3 numrin e rasteve në zonë.

Kujtojmë se dje një punonjës i policisë së Elbasanit ka rezultuar pozitiv me covid 19 duke rikthyer panikun e infektimeve masive për shkak të virusit në institucionet publike.
Ende nuk ka një përgjigje të saktë Drejtoria e Shëndetit Publik të Elbasanit se si do të veprohet në rastin e këtij punonjësi policie, pra do të ketë ose jo vendosje të komisariatit në karantinë pasi rasti në fjalë është referuar si rast i kryeqytetit përderisa punonjësi i policisë është banues në Tiranë, por punonjës në Elbasan.
Ndërkohë që Instituti i Shëndetit Publik do të vendosë për zbatimin e protokollit në lidhje me komisariatin e Elbasanit, rasti i dytë i identifikuar me Covid 19 është ai drejtoreshës së një qendre për fëmijët me aftësi ndryshe, edhe ky një rast që mund të kthehet në burim infeksioni.
Qendra ka funksionuar duke ofruar shërbimet e saj edhe pse disa herë me radhë ajo është dezinfektuar sipas normave të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë.
Me rastin e sotëm në Belsh shkon në këtë mënyrë në 10 numri i të prekurve me covid 19 në qarkun e Elbasanit, 3 prej të cilëve në Bashkinë e Belshit dhe pjesa tjetër në Bashkinë e Elbasanit. Shumica e rasteve janë raste të cilat janë infektuar në kryeqytet.
Ndërkohë pritet që më vonë të konfirmohen dhe rastet e reja në 24 orët e fundit.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu