Almeda nga Turqia: Gjithë kohës në shtëpi, ndalohet lëvizja në fundjavë

0
Gjigandi

Shqiptarët nëpër botë tregojnë se si shtetet ku jetojnë kanë marrë masat ndaj koronavirusit. Almeda Abazi e cila tashmë jeton në Turqi me bashkëshortin e saj Tolga dhe vogëlushin Efehan ka treguar për situatën në vendin që drejton Erdogan.

Ajo thotë se tani lëvizin të lirë, por në fundjavë qarkullimi vijon të jetë i mbyllur. Këtë periudhë siç tregoi ajo e shfrytëzoi për tu kujdesur për djalin që sapo ka mbushur 1 vjeç dhe se tani në Turqi situata ëshë pozitive për shkak të numrit të ulët të rasteve.

Me tej, modelja dhe aktorja tha se shteti turk ndihmon duke shpërndarë maska dhe dezinfektues në çdo shtëpi, si dhe rrogë për ata që ishin në punë por u detyruan të shkëputeshin dhe të qëndronin në shtëpi për shkak të situatës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu