Deulofeu zbulon arsyen e dështimit te Barcelona

0
Gjigandi

Sulmuesi i Watford dhe ish-ylli i Milan-it, Gerard Deulofeu, ka pranuar se eksperienca te Barcelona ka qenë e vështirë për të. Kur ishte 15 vjeç, ai konsiderohej si një nga yjet e ardhshëm të katalanasve, por nuk arriti kurr të konfirmohej te blaugranat.

Ai ka thënë për Bein Sport: “Kur je i ri të Barcelona, shumë njerëz mendojnë se do të jesh Iniesta i ri, Messi i ri… një yll i futbollit. Dhe kjo është një gjë e vështirë për lojtarët e rinj, të cilët duhet të punojnë çdo ditë pa presion”.

“Duhet të mësosh dhe të punosh, por disa njerëz flasin shumë dhe e bëjnë të vështirë realizimin e ëndrrës. Jam krenar që jam stërvitur te Barcelona, sepse kam mësuar shumë atje, por të gjithë e dinë se eksperienca ime me ekipin e parë nuk ka qenë e mirë”.

“Ishte objektivi im, por nuk e arrita”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu