Jemi mësuar ta shohim gjithmonë të qeshur, e me batutën gati në cdo situatë, por këtë herë, Rezart Veleshnja na tregoi anën e tij serioze, e bashkë me të, dhe shqetësimin e madh që paska kaluar në familje.
Duke u nisur nga tetori rozë, Rezarti tregoi luftën e së ëmës me kancerin e gjirit, dhe ndihmën që ajo ka pasur e që e bëri ta kapërcejë fatmirësisht këtë moment të vështirë.
“Sot mendova ta ndaj me ju edhe pse mund te duket pak e cuditetshme por gezimi qe kam ma lejon kete! Pas nje lufte me kancerin e gjirit qe nena ime kaloi arrita te kuptoj se jakat e bardha shqiptare jane me te aftet ne bote jam krenar per kirurget Shqiptar. Ky eshte Helidon Nina, nje nga kirurget me te mire i cili shpetoi edhe jeten e nenes sime! Te jam mirenjohes! Zoti te bekofte ty edhe familjen tende! “(flm QSUT)- ka shkruar aktori I humorit. Komentet mbështetëse nuk kanë munguar, por mes tyre ishte dhe ai I moderatores së Top Channel, Elona Duro, e cila tregon se edhe nëna e saj është përballur me sëmundjen e rëndë, e në ndihmë, I ka ardhur I njëjti mjek!