Besi ka zgjedhur që në ditëlindjen e tij të 34-të të shfaqë në kinematë shqiptare filmin “Falco”. Sot, pra filmi që i ka marrë 2 vite përgatitje Besit, do të ketë premirën. Jo më kot, Besi ka zgjedhur këtë datë për ta shfaqur në kinema. Që në mesnatë, bashkëshortja e tij Xhensila, e ka uruar Besin me një tortë të veçantë me imazhin e Besit në filmin “Falco”.
Mirëpo, supriza nuk mbaron me kaq. Edhe Ajka e vogël ka një surprizë për babin. Përmes një dedikimi në Instagram, Xhensila na e zbulon.
‘Bekimi ynë, sa shumë e falënderoj Zotin për ty. Je fat për këdo që të ka pranë. Sot ti më shumë se kurrë do dëshmosh, që me Zotin në krah dhe besim tek ai, me thjeshtësinë dhe përulësinë, me zemrën e pastër që kurrë nuk lëndoi askënd, do tregosh që bëhen gjera të mëdha edhe pa shkelur mbi njerëz e pa shkelur mbi vlera e moral. Edhe 100 krijimtari si kjo që do sjellësh sot. Unë dhe Ajka do jemi gjithmonë fanset që do të duam përjetë”,-ka shkruar Xhensila, teksa ka publikuar një foto të Ajkës që mban veshur bluzën me foton e babit.
Eh, ku ka dhuratë më të bukur për ditëlindjen e babit dhe premierën e filmit?
Suksese babi i Ajkës!