PS: Meta shkeli kushtetutën/ “Fakte të reja për shkarkimin. Xhaferllari, s’është anëtare e Kushtetueses”

0
Gjigandi

Mazhoranca paralajmëroi një zhvillim të ri në punën e Komisionit Hetimor Parlamentar , përmes së cilit kërkohet shkarkimi i Ilir Metës si President.

googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla  propozoi që  dekreti i kryetarit të shtetit  për emërimin e  Marsida Xhaferllari si gjyqtare kushtetuese të bëhet  pjesë e objektit të punës të  Komisionit, që ka nën hetim kreun e shtetit. Por, paralajmërimet e socialistëve  Presidenca i cilësoi si presione të dhunshme politike ndaj organit të akuzës, me qëllim pengimin e kallëzimit penal për kryetarin e KED-së, Ardian Dvorani.
Zëdhënësi i Metës, kishte një reagim edhe për sugjerimin ironik që  demokrati  Edi Paloka, i bënte socialistëve për të shkarkuar Presidentin  apo për të shkallmuar derën e Presidencës. Sipas  zëdhënësit të Presidentit  qytetarët do i përgjigjet çdo dekreti apo thirrje të kreut te shtetit për mbrojtjen e rendit kushtetues, duke nënvizuar se Ilir Meta do të jetë në rast nevoje ushtari i parë në mbrojtje të Republikës dhe Kushtetutës.
 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu