8 gjërat që në një lidhje janë më të rëndësishme se dashuria

0
Gjigandi

Është e thjeshtë të ndjesh që ke rënë kokë e këmbë në dashuri! Një ndjesi e tillë të bën të të duket sikur asgjë tjetër s’ka rëndësi përveç fluturave në stomak dhe syve të tij/saj kur të shohin. Sa bukur ë?

Lajmi i keq është se pavarësisht fuqisë që ka, dashuria nuk mjafton për një lidhje të shëndetshme dhe jetëgjatë. Janë disa komponentë të tjerë që duhen kombinuar, në mënyrë që marrëdhënia juaj në çift të funksionojë.

Besimi tek njëri-tjetri

S’ka rëndësi sa shumë duheni. Nëse nuk i besoni njëri-tjetrit, nuk do të funksionojë.

Respekti kundrejt partnerit/es.

RonaTyra

Nuk mund të duash dikë nëse nuk tregon respekt për të, për vendimet, zgjedhjet dhe parimet e tij/saj. Nëse doni një lidhje solide, kujtoni gjithmonë që respekti është më i rëndësishëm sesa thjesht të jesh i dashuruar.

Siguria dhe paqja që ndjeni pranë njëri-tjetrit

A ndiheni të sigurt në atë marrëdhënie? Të qetë? Nëse përgjigja është “jo” atëherë, nuk ka rëndësi sa shumë e doni personin, veçanërisht nëse e dini që raporti juaj është toksik.

Ta pëlqeni vazhdimisht njëri-tjetrin

Ndodh më shpesh nga ç’e mendoni që njerëzit të qëndrojnë të lidhur me njerëz që nuk i pëlqejnë, vetëm sepse i duan. Nëse se kuptoni këtë, kujtoni marrëdhënien me familjen tuaj. Ju i doni shumë, por jo gjithnjë keni qejf të jeni me ta. E njëjta gjë ndodh dhe me partnerin. Ju mund ta doni shumë, por ndoshta s’keni qejf të dilni me ta, t’i shihni gjithë kohës, etj., sepse ndjeni që s’keni shumë gjëra të përbashkëta.

Ruani pavarësinë tuaj në një lidhje

Është shumë e rëndësishme për të dy që të jeni vetvetja, të bëni gjërat që doni, të vizitoni vendet që doni dhe të rrini me njerëz që ju pëlqejnë. Mbështetja e tij/saj tregojnë sa vlen kjo lidhje.

Të përditësoni nevojat e njëri-tjetrit

Nëse seksi është i rëndësishëm për ju si individ dhe nuk e gjeni atë që kërkoni tek partneri aktual, është problem i madh.

Punoni gjithë kohës me komunikimin

Komunikimi është benzina që furnizon një marrëdhënie. Asnjë dashuri nuk zgjat për shumë kohë nëse komunikimi mungon. Ai është çelësi që zgjidh ose prish gjithçka.

Të ndihesh gati për një lidhje

Ndonjëherë zemra i komplekson pak gjërat. Ti mund të duash dikë, por s’do të jesh me të sepse nuk ndihesh gati. Mund të kesh qëllime të tjera, ose je ende jo e gatshme për të nisur diçka serioze.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu