Partnerit nuk duhet t’i thoni vetëm ‘të dua’, pasi ka edhe fjalë të tjera të cilat nuk duhet t’i shmangni.
Një prej tyre është edhe, “të jam mirënjohëse”.
Së pari, duhet të mësoni të vlerësoni se kush jeni, pamjen tuaj, arritjet, mendjen intelektuale dhe zemrën e dashur që keni. Ne duhet t’i vlerësojmë njerëzit për atë që janë, dhe jo t’i gjykojmë.
Të besoj
Një marrëdhënie e shëndetshme bazohet te besimi që keni te njëri-tjetri. Nëse i thua të besoj, i keni thënë shumë gjëra njëkohësisht. Është një ndër gjërat më të rëndësishme, ku do shmangen keqkuptimet dhe do rritet dashuria mes jush.
Më fal
Edhe pse në shumicën e rasteve, njerëzit nuk duan ta pranojnë fajin, por nëse thoni më fal, do tregoni pjekuri dhe do i jepni mundësi lidhjes suaj të përmirësohet.
Nëse partneri e dëgjon, që ju edhe mund të pranoni fajin, tregon se nuk jeni egoist dhe jeni me këmbë në tokë.