Ndërsa të ulurit në gju për të propozuar partneren duket si gjëja më romantike për t’u bërë në jetë, në fakt kjo është një traditë e vjetër dhe jo fort e pazakontë! Ka disa rregulla të çuditshme që ne i ndjekim automatikisht kur bëhet fjalë për të bërë propozimin më të bukur dhe më origjinal për t’u martuar me njeriun e zemrës.
Sidoqoftë, një gjë që duket se është pjesë e rëndësishme e një propozimi është vendi ku ndodh. Dhe mund të befasoheni edhe ju njësoj si ne kur të mësoni se cili është votuar si vendi më romantik në botë për t’i kërkuar partneres të kalojë pjesën tjetër të jetës me ju!
Ai që njihet si qyteti i dashurisë, Parisi i bukur nuk doli në krye të listës. “Është e pritshme, dritat vezulluese të kullës Eifel nuk janë të mjaftueshme për të marrë kupën fituese kur bëhet fjalë për vendin ku njerëzit duan të dëgjojnë fjalët: “A do të martohesh me mua”?
Një studim nga faqja e lidhjeve online si “Elite Singles” ka zbuluar se vendi më i mirë për t’u ulur në gjunjë dhe për të bërë propozimin ideal është pikërisht: Venecia. Studiuesit pyetën një mijë e 600 njerëz, ku besuan se vendndodhja më e dashur është Vencia e gondolave.
Parisi po renditet në vendin e dytë, ndërsa shtëpia e gondolave e çoi këtë qytet në vend të parë dhe është mjaft e kuptueshme: ura të bukura, udhëtime me varka në ujë, perëndime mahnitëse të diellit, etj
Vendet e tjera për propozimet romantike dhe ideale janë Hawaii, Bahamas dhe Fixhi.