Zoe Sugg është britanikja që më së shumti fiton para nga rrjetet sociale

0
Gjigandi

Zoe Sugg dhe Ella Mills, njohur si Deliciously Ella, janë në mesin e femrave më të pasura që kanë ndikim në rrjetin sociale dhe që i kanë më pak se 30 vjet.

Sipas listës së përpiluar nga “Heat Magazine”, Sugg, njohur ndryshe si Zoella, ka një pasuri të përgjithshme prej afro 5 milionë eurove.

Të ardhurat e 29-vjeçares kryesisht vijnë nga rrjetet sociale, ku ajo ka miliona ndjekës në platformat si YouTube dhe Instagram.

Sugg kryesisht shpërndan përmbajtje të bukurisë dhe stilit të jetesës dhe, për shkak se i ka rreth 10 milionë ndjekës në Instagram, ajo mund t’i fitojë deri në 15 mijë euro për një postim të sponsorizuar.

Ajo gjithashtu ka shkruar disa libra dhe ka brend të vetin të bukurisë.

RonaTyra

Në anën tjetër, Mills, 28 vjeçare, ka një pasuri prej rreth 3 milionë eurove falë komponentëve të ndryshëm që e përbëjnë brendin e saj, e të cilat përfshijnë libra gatimi, ushqime të shëndetshme, etj.

Në vendin e tretë është vlogerja (tani aktore) Tanya Burr, e cila ka një pasuri prej 1.6 milion funteve dhe vlogerja e modës Victoria Magarath, që ka një pasuri prej 1.2 milion funteve.

Kushtet për këtë listë kanë qenë se personi është dashur të jetë fytyrë publike, t’i ketë më pak se 30 vjet dhe të jetë duke jetuar apo të jetë nga Mbretëritë e Bashkuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu