Zaimina Vasjari njihet për bukurinë e saj, duke qenë vazhdimisht në fokus të mediave rozë edhe për shkak të paraqitjeve që bën.
Ajo si 16 vjeçare u kurorëzua si Miss Shqipëria 2002 duke fituar epitetin e më të bukurës në atë kohë.
Zaimina ende vazhdon të jetë ndër femrat më të bukura të estradës shqiptare.
Tashmë nënë e një vajze, ajo shpesh herë publikon fotografi së bashku me të nëpër rrjetet sociale.
Së fundmi, në prag të festës së Halloween-it ajo ka publikuar një fotografi me vajzën e vogël duke treguar se si kanë vendosur të duken për këtë festë.
Kujtojmë që Zaimina njihet edhe si këngëtare, me disa këngë të publikuara përgjatë viteve.