Xeni i mërzitur pas humbjes së mikut: Shpejt na le o Behar, më vrave në shpirt…

0
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Gjakovë.

Mbrëmë në fshatin Moglicë të komunës së Gjakovës, është gjetur pa shenja jete Behar Morina, i cili ishte një tupanxhi i njohur.

Media ka kontaktuar me këngëtarin Shkëlzen Jetishi – Xeni, i cili ka treguar se ishte pikërisht ai i cili e kishte gjetur trupin e viktimës, i cili ishte varur me litar.

Ai është shprehur i tronditur nga vdekja e tij dhe këtë e ka shprehur edhe me anë të një dedikimi që e ka bërë së fundmi, në llogarinë e tij në Facebook.

“Shpejt na le o Behar….më vrave në shpirt…Do më mungoj buzëqeshja e gëzimi që shprehje kur më takoje …”, ka shkruar ai përkrah një fotografie ku shihet me tashmë të ndjerin.

RonaTyra

Kujtojmë që Xeni kishte edhe lidhje familjare me Beharin, të cilin e kishte dhëndërr të motrës së tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu